Ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai është pritur në Rinas nga kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Menjëherë pas pritjes në Rinas, Erdogan do të niset më pas drejt Laçit, ku do të dorëzojë çelësat e banesave të ndërtuara nga Turqia.

Mbërritja e Erdogan në vendin tonë është me një orë vonesë, që sipas burimeve ka ndodhur për shkak të një problemi në nisje nga pala turke.

Erdogan shihet që mban maskë, ndërkohë që Rama nuk e mban një të tillë.
Mediat shqiptare janë lënë jashtë rrethimit të aeroportit.

Erdogan pritet që të niset drejt Laçit menjëherë pas ceremonisë në Rinas.