Nga Erion Murataj

E hidhur panorama.
E pështirë frika që ndjen tek disa.
E fëlliqur preambula për të pasur neutralitet me frikën e ferrit apo dëshirën për një jetë parajse.
E turpshme ndrydhja dëshirës për të thënë ç’mendon, bërit atë që zemra ta thotë.
Vallë kjo të jetë vlera njerzore?
Kjo të jetë liria?
Lakuriqesia e disave që kërkojnë të imponojnë mendimin e shplarë të tyre për një përkëdhelje nga mbajtesi i skeptrit.
Prostituimi i dinjitetit nuk është vlerë.
Në çdo rast ajo që i’u imponojnë është zgjedhje Jo dinjitoze .
Tradhtia më e madhe është ajo ndaj vetes .
Personalisht!
Nuk me tremb ferri e as më lumturon parajsa.
Më acaron deri në neveri neutraliteti ordiner i prugatorit ku të gjithë ordinerët vijnë vërdallë.
Morali?
Djall apo shenjt ska rëndësi.
Rëndësi ka të mos jesh një legen ordiner i prugatorit.
Jeta nuk jane momentet që merr frymë!
Jeta e vërtetë janë ato momente që të lënë pa frymë.