Kapet punonjësi i policisë në IEVP Drenovë me një karikator pistoletë. Burime bëjnë me dije se polici Etjen Gjata, është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka pasur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për tu futur në ambientet e brendshme të burgut.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites.

Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë. Nuk dihet arsyeja perse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambienteve të burgut.

Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.