Një reporter që testonte një jelek të papërshkueshëm nga thika u godit me mjetin prerës pasi demonstrimi i produktit nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Ndërsa raportonte për Channel 1 të Izraelit, Eitam Lachover po fliste me një burrë që reklamonte lejlekun anti-thikë. Për ta bërë sa më të besueshëm produketin ai sugjeroi që madje ta provonin duke goditur gazetarin me thikë, i cili kishte veshur jelekun, pas shpine.

“Kjo është një thikë komando, që përdoret nga ushtarakët në mbarë botën, një thikë shumë e fortë prej çeliku. Ne do të demonstrojmë një goditje me thikë ndaj jush,” personi që reklamonte produktin.

Burri filloi demonstratën dhe e goditi vazhdimisht gazetarin pas shpine. Gjithçka ishte në rregull, deri në momentin kur pjesa mbrojtëse e lejlekut u dëmtua dhe gazetari u qëllua me thikë në kurriz.

Sipas raportimeve, thika ka depërtuar përmes jelekut dhe ka shkaktuar një plagë sipërfaqësore me thikë në trupin e gazetarit Eitam.