Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se e vetmja mënyrë për të shkarkuar Lulzim Bashën është propozimi nga shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, pas propozimit të të cilit hidhet në shqyrtim në Kryesi.

Flet Bardhi

Bardhi: Nuk kam konfirmim nga drejtuesit e degëve për pjesmarrje në dy kuvende. Një pjesë e delegatëve kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit për situatën në PD. Momentin kur kryesia ka miratuar kuvend kombëtar, ata kanë konfirmuar pjnesmarrjen në kuvendin e datës 18 dhjetor.

Nuk ka për të pasur përjashtim të asjukjt. Sali berisha është shkarkuar në datë 9 shtator, kur kryetari vendosi të mbrojë interesin e demokratëve para interesit të Berishës. Në atë moment Berisha u shkarkua pasi kërkoi të përdorte PD-në si mburojë të tij. Ka procedure statutore si kërkohet shkarkimi i kryetarit të Partisë. Duhet mbledhje paraprake të Këshillit Kombetar, një mocion të shumicës. As është kërkuar mbledhja e këshillit kombëtar dhe as ka pasur debat për këtë ccështje, prandaj nuk mund të ketë kurrë vendimmarrje të tillë. Aq më tepër që z.Basha është konfirmuar me vota. Nëse shumica e anëtarfëve të Këshillit Kombetar firmos një mocion të tillë, atëherë kalohet për shqyrtim.