Është bërë një deklaratë që thot se në Kuvendin e datës 11 dhjetor do ngrihet një komision që do përdorë asetet e PD. Si do ta mbroni ju selinë e PD?

Gazment Bardhi: Së pari nuk e kam dëgjua këtë dhe nuk e kuptoj cfarë do të thotë ajo deklaratë, selia e PD është pronë e demokratëve dhe asnjë demokrat nuk është i përjashtuar. Cdo anëtar i PD është i ftuar të vizitojë selinë qëndrore të PD. Pastaj deklarata të papërgjegjshme të një njeriu që flet në emër të demokratëve ndërkohë që nuk ka bërë asnjë betejë për ta, nuk mund të na tregojë dhe as t’I mësojë demokratët se çfarë duhet të bëjnë.

Do i dalim për zot partisë Demokratike për të kryer një betejë të cilën e kemi ne. Këta burra dhe gra që janë sot në sallë kanë betejë me Edi Ramën. Dikush ka vendosur që për interesat personal të ketë betejë me demokratët. Detyra jonë është që të mos vendosen demokratët përballë njëri tjetërit. Edhe pse jemi fyer dhe baltosur cdo ditë nuk keni dëgjuar askënd nga ne të fyejmë asnjë anëtar të PD.