Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi ditën e sotme një takim me punonjësit e Pikës Doganore në Portin e Durrësit. Lajmi u bë publik përmes një postimi në facebook të faqes ‘Dogana Shqiptare’, ku theksohet se në këtë takim drejtori Gazheli kërkoi performancë të lartë të çdo doganieri, veçanërisht në pritjen dhe kontrollin e pasagjerëve dhe bizneseve.

Postimi i plotë në facebook i Doganës Shqiptare:

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë në Degën Doganore të Durrësit.

Gjatë takimit me doganierët e kësaj Dege z.Gazheli diskutoi mbi punën e përditshme, pasi Durrësi është pika kryesore hyrëse detare në vend.

Kreu i Doganës Shqiptare kërkoi performancë në nivele të larta të çdo doganieri, sidomos në pritjen dhe kontrollin e pasagjerëve, por dhe bizneseve.