Shkëlzen Berisha ka folur pas daljes nga GJKKO, ku është marrë në pyetje lidhur me çështjen Gërdeci. Ai tha për mediat se nuk ka asnjë dijeni se kush e ka dërguar faksin me mbishkrimin “për Shkëlzen Berishën”, duke shtuar se është detyrë e prokurorisë ta gjejë nëse është i vërtetë apo i fabrikuar.

“Të 71 dëshmitarë ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin, unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë. Kam dhënë dëshmi para një viti. Nuk di kush e ka nisur, nuk ka ardhur në adresën time. Për këtë pyesni prokurorin kush e ka shkruar, kanë 15-vjet që nuk e gjejnë”, ka thënë Shkëlzen Berisha.

Sa i përket kërkesës së SPAK për të vënë në arrest shtëpie babain e tij, ai e konsideroi si një përdorim politik të drejtësisë në nivele groteske.

“Ky vendim është grotesk, përdorimi politik i prokurorisë ka kapur nivele groteske. Më thoni një vend demokratik që lideri i opozitës mbahet në “Arrest shtëpie”, pa të drejtë komunikimi ndërkohë që nuk ka akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Sali Berisha nuk ka akuzë dhe ndaj tij janë caktuar tre masa sigurie, duke e çuar në “Arrest shtëpie” dhe duke i ndaluar çdo lloj komunikimi.Qëllimi politik është i qartë dhe përdorimi i prokurorisë është i turpshëm”, tha Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha u paraqit këtë të mërkurë në GJKKO pasi u thirr që të dëhsmojë lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Ai refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit./abcnews.a