Një lajm i rëndë është mësuar nga Pogradeci, ku një 12-vjeçare është gjendur e pajetë.

Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet e vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës mesditën e sotme.

12-vjeçarja jetonte me të atin dhe burime bëjnë me dije se prindërit i kishte të divorcuar.

Njoftimi i Policisë: Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Previous articleLAJM I FUNDIT/ Qëlloi me kallashnikov brenda një banese, arrestohet 34-vjeçari në Skrapar
Next articleI ati nuk ishte dakord, 34 vjeçari shkon për të rrëmbyer vajzën që dashuronte dhe ia plas me kallshnikov në banesë