Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e kësaj të shtune nga qyteti i Fierit. Një shtetas i identifikuar si Petraq Gjika është gjetur i therur me thikë në afërsi të serave të zonës, ku se punonte si roje.

Policia e Fierit bën me dije se trupi i pajetë i 67 vjeçarit është gjetur i vdekur në fshatin Mbrostar Ura, ndërkohë që banues ishte në një fshat tjetër, në Daullas. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje,

Petraq Gjika është sulmuar dhe më parë me thikë. Korrikun e 2018 ai është sulmuar me thikë nga një person i paidentifikuar, teksa ishte duke pirë kafe në lokal, pranë vendit të punës. Në atë kohë 63 vjeç, Gjika mbërriti në spital i gjakosur, por mundi të jetonte.

Me plagë në fyt dhe në bark Petraq Gjika i mbijetoi asaj ngjarje, por fatkeqësisht sot, në një rast të dytë dhe të ngjashëm ai ka ndërruar jetë. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por 4 vite më parë autori u arrestua dhe ishte Xhevat Bregu.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.