Një kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur pasditen e sotme në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin.

Burime bëjnë me dije se eshtrat janë zbuluar rastësisht nga banorët e zonës në rrugën e fshatit Adriatik, të cilët më pas kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit.

Uniformat blu dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa eshtrat janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për t’u ekzaminuar e për të kuptuar se kujt i përkasin.

Analizat laboratorike pritet të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes së viktimës.