Mbledhjen e Asamblesë së PS e hapi sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i cili prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm. Gjatë fjalës hyrëse të tij ai theksoi se mandati i tretë i PS duhet të jetë inovativë dhe në nivelet që presin qytetarët nga mazhoranca.

Gjiknuri tha se Kongresi i cili pritet të mbahet më 9 prill do të fokusohet jo vetëm në aspektin organizativ, pro edhe në të tjera, duke theksuar se do të kenë diskutime me grupe të ndryshme qytetarësh.

“Një nga temat e Kongresit janë edhe tematikat që po kalon Shqipëria, me atë çfarë po bën Shqipëria dhe prioritetet e mazhorancës. Do të kemi edhe votëbesimin e Sekretariatit. Kryetarët e degëve kanë të drejtë të rikandidojnë, të gjithë kanë të dejtë, të gjitha do të vlerësohen. Ne do të përgatisnim aktet e reja ku do të mirëorganizojmë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të degëve. Një grup pune u ngrit për të riparë statutin, ka pasur mbledhje dhe diskutime në kryesi, kemi reflektuar. Partitë politike janë institucione për të konkurruar. Fakti që PS është në pushtet është edhe për shkak të forcës sonë politike, ka trashëgimi në pikëpamjen organizative. Jemi në mandatit e tretë, kjo sjellë sfida më të mëdha për PS. Erdhi momenti për t’u bërë më inovativë, duke adoptuar me kërkesat që kërkon koha dhe nivelin e mazhorancës që pret shoqëria. Hapim programin e kongresit, kem tematikën organizative, por kemi edhe tematika të tjera që do të mbahen rreth godinave të ndërtesës. Duke u shkrirë me grupe interesi dhe qytetarëve.”, tha ai.