Piloti i avionit që u devijua në Bjellorusi, duke lejuar arrestimin e një gazetari opozitar, ishte paralajmëruar se një bombë do të shpërthente nëse vazhdonte për në Lituani dhe nuk iu la asnjë rrugë tjetër përveçse të ndiqtë udhëzimet e autoriteteve bjellruse.

Kompania RyanAir publikoi rezultatin e një hetimi të brendshëm në lidhje me incidentin. Michael O’Leary, zyrtari i kompanisë tha se piloti u përpoq që të lidhej me zyrën qendrore të kompanisë në Berlin, por zyrtarët bjellorusë e gënjyen duke i thënë se zyra nuk po përgjigjej në telefon.

Gazetari Roman Protasevich dhe e dashura e tij Sofia Sapega u arrestuan pasi aeroplani u ul në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk. Të dy u futën në burg. Fluturimi Ryanair FR4978 po udhëtonte nga kryeqyteti grek, Athinë, për në Vilnius në Lituani të dielën më 23 maj kur bëri një ndryshim të befasishëm të kursit mbi Bjellorusinë, rreth 10 km nga kufiri me Lituaninë.

Incidenti ka shkaktuar kritika të Perëndimit ndaj Bjellorusisë. Ata reaguan duke ndaluar transportuesin shtetëror Belavia nga aeroportet e tyre dhe duke urdhëruar linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore bjelloruse.

RyanAir tha se piloti “në mënyrë të përsëritur” kërkoi të fliste me qendrën e kontrollit të operacioneve të Ryanair në Berlin pasi erdhi kërcënimi për bombë, por bjellurusët u justifikuan se Ryanair as zyra e kompanisë në Poloni dhe as ajo në Gjermani nuk po përgjigjeshin në telefon.

O’Leary shpjegoi se fluturimet në këtë zonë normalisht do të duhej të devijoheshin për në Poloni, ose vendet Balltike, por pilotit nuk i ishte dhënë asnjë mundësi tjetër veçse të ulej në Minsk. Kur piloti pyeti se cili ishte niveli i kërcënimit, atij iu tha se ishte një alarm i kuq “që nuk i dha atij asnjë alternativë”.

Fax Web