Futbollisti Abderrazak Hamdallah, i pikëlluar nga vdekja e 5-vjeçarit Rayan Oram, i cili mbeti i bllokuar në pus, i ka ofruar familjes së vogëlushit një shtëpi të re për të sjellë gëzim në jetën e tyre.

Qindra shpëtues punuan pa u lodhur për pesë ditë për të shpëtuar Rayan Oram.

Ekipi, disa prej të cilëve kishin gërmuar me duar, më në fund arriti tek ai dhe e nxori në sipërfaqe. Por 5-vjeçari nuk arriti dot që të mbijetojë.

Pas lajmit të hidhur, futbollisti maroken Abderrazak Hamdallah tha se dëshiron ti blejë familjes së tij një banesë.

31-vjeçari, i cili luajti nën drejtimin e ish-trajnerit të Anglisë, Sven-Goran Eriksson, pas një kalimi në skuadrën e Superligës kineze Guangzhou, tha: “I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Rayanit dhe i kërkoj Zotit t’u japë atyre durim. Kam vendosur që në emrin tim, të familjes sime dhe marokenëve ta ndihmojmë këtë familje për të sjellë sadopak gëzim në jetën e tyre, duke u dhuruar një shtëpi të mobiluar.”

Rayan 5-vjeçar ra në pusin e ngushtë në kodrat e Chefchaouen të martën dhe nisi një operacion i madh shpëtimi, përfshirë prerjen e pjesës më të madhe të shpatit të kodrës dhe më pas vendosjen e tuneli drejt fundit të pusit për të arritur tek fëmija, i cili u mbajt gjallë me ushqime, ujë dhe oksigjeni që i kaluan përmes një tubi.

Operacioni shpëtimit të tij ishte i vështirë për shkak të frikës së rrëshqitjes së dherave, por pas 5 ditësh Rayan u nxor i gjallë në sipërfaqe. Megjithatë vogëlushi nuk arriti të shpëtojë.