Avokatët e ish-kryeministrit Berisha dorëzojnë kërkesë në gjykatë për marrjen e provave.

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e tyre për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Sakaq në GJKKO në orën 15:00 është parashikuar te jepet vendimi ndaj Berishës, ku SPAK ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.