Proçesi për vrasjen e Pjerin Xhuvani ndodhur më 21 prill 2021 do të vazhdojë të zhvillohet në Elbasan. Gjykata e Lartë sot vendosi se ky proçes nuk do të transferohet në asnjë qytet tjetër. Gjykata e Lartë me këtë vendim, pra, rrëzoi kërkesën e transferimit që ishte bërë nga i pandehuri kyresor i asaj vrasjeje, Arbër Paplekaj, dhe pranoi konkretisht të gjitha arsyet e deklaruara nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson të drejtat e të afërmve të viktimës për rolin e palës civile. Avokate Rezarta Tahiraj deklaroi se është shumë e kënaqur për këtë vendim të Gjykatës së Lartë sepse është treguar konkretisht se kërkesa e të pandehurit nuk kishte baza solide të fakteve konkrete mbi të cilat mbështetej. Avokate Tahiraj përfundoi duke pohuar se tani vëmendja është e drejtë që të përqëndrohet mbi proçesin penal të shkallës së parë në zhvillim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe se nesër do të jetë një seancë tjetër.