Gjykata Kushtetuese ka miratuar në seancën e sotme marrëveshjen Rama-Meloni për ardhjen e refugjatëve në kampin e Gjadrit.

Paraprakisht, bëhet me dije se GJK e sheh këtë marrëveshje në përputhje me kushtetutën e vendit, duke hedhur poshtë pretendimin e opozitës për anulimin e kësaj marrëveshjeje për shkelje kushtetute.Vendimi zyrtar pritet të publikohet në orën 15:30.

Në muajt e pranverës pritet të zbarkojnë 3000 refugjatët e parë nga Afrika dhe Azia në brigjet e Shëngjinit, të cilët do të mblidhen në një kamp të posaçëm për ta në Gjadër të Lezhës.

Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga pala italiane ata do të shkojnë drejt Italisë. Gjithsej gjatë vitit mendohet se mund të vijnë në Gjadër reth 36 mijë refugjatë, nga 3000 çdo muaj.