Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare pas kaosit që u krijua në seancën e fundit, ndërsa me 20 ditë deputetin, Ervin Salianji.

Ka qenë mazhoranca ajo e cila kërkoi masë disiplinore, konkretisht për deputetët: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.