Policia e Elbasanit ka goditur një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë.

Sipas njoftimit të policisë, u vunë në pranga shtetasit G. M., 34 vjeç, H. H., 44 vjeç dhe S. S., 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Pas informacioneve të grumbulluara gjatë hetimit 5-mujor policia në bashkëpunim me Prokurorinë organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi.”

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza dhe katër aparate celular.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.

Materialet i kalaun Prokurorisë Elbasan  për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ora news