Është goditur nga rrufeja 70-vjeçari në Dibër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe sipas informacioneve zyrtare, 70-vjeçari ka qenë në bjeshkët e Gramës duke kullotur bagëtitë.

Njoftimi i Policisë: Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.