Së fundi Google ka filluar të tregohet më dorështrënguar për sa i përket hapësirës virtuale që i ofron përdoruesve të saj falas. Vitin e kaluar kompania ndaloi ofrimin e backups të palimituara në Google Photos për të tërhequr përdoruesit drejt abonimit në planin Google One.

Aktualisht Drive nuk llogarit backups të WhatsApp që ju keni ruajtur në këtë aplikacion, mirëpo disa informacione të reja po sugjerojnë se Google po konsideron vendosjen e limiteve dhe në këtë drejtim.

Google-Drive-Quota-WhatsApp.webp

Disa muaj më parë ishte shfaqur një opsion in-development, i cili sapo të aktivizohej do të lejonte përdoruesit të menaxhonin madhësinë e backup-it duke përzgjedhur se cilat pjesë të historisë së chat-eve në WhatsApp ju kishit dëshirë të ruanit. Atëherë u spekulua se kjo ishte një përgaititje për të limituar planin e palimituar për backups të WhatsApp në Drive.

Me sa duket ky spekulim ka qenë i drejtë. WABetaInfo ka zbuluar disa informacione të reja në versionin beta të WhatsApp që nuk do t’ju kënaqin. Disa rreshta në kodim shfaqet mënyra se si aplikacioni do të komunikojë dhe se si do t’ju lajmërojë kur ju të mbushni hapësirën tuaj falas në Drive. Detajet e mëparshme kanë treguar se deri më tani hapësira falas do të ketë 2GB, para se të fillojë llogaritja në hapësirën e adresës tuaj.