Kasaforta e një biznesi në fshatin Gjashtë, Sarandë është vjedhur gjatë natës së kaluar.

Denoncimin e ka bërë në polici pronari i biznesit. Blutë bëjnë me dije se “në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash”.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.