Kreu i SPAK Arben Kraja u përgjigj ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që ai drejton. Teksa replikoi me relatorin e kësaj seance, deputetin socialist Pandeli Majko, Kraja u shpreh se ka pasur një rast hetimor nga ana e SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit dhe ky rast është tashmë nën gjykim.

Ai u pyet edhe për rastet e shpalljeve non grata dhe qëndrimin e SPAK por refuzoi të përgjigjet duke theksuar se nuk i lejohet të japë opinione në lidhje me vendimmarrje të organeve të tjera. Kraja u ndal edhe te ndryshimet ligjore duke theksuar se u shtuan dy vepra penale që i shtoi punën prokurorëve të SPAK, por nënvizoi se nga ana tjetër ulja e pragut të shumave monetare që vihet nën hetim për korrupsion ka sjellë një lehtësim të tyre duke u fokusuar në ngjarje me përmasa më të mëdha.

Kreu i SPAK nënvizoi se lind nevoja që të rritet akoma më shumë tavani i shumës monetare që hetohet për korrupsion në mënyrë që prokurorët e posaçëm të hetojnë vlera të mëdha që kanë të bëjnë me shkelje në prokurime publike ky zyrtarë të ndryshëm konsumojnë elementë rë veprës penale shkelje e barazisë në tendera. Nga ana tjetër socialisti Pandeli Majko në fund të fjalës së tij theksoi se beteja e SPAK nuk është as me maxhorancën dhe as me opozitën por me pritshmëritë e qytetarëve për punën e tyre.

Pandeli Majko: Barazia para ligjit është thelbi i asaj që mund të diskutohet si relacion. Nga monitorimi i Kuvendit thuhet se nga SPAK janë regjistruar kryesisht 18 procedime penale dhe sipas Ministrisë së Drejtësisë ky numër mbetet i ulët. Nuk thueht në raport kush kanë qenë indiciet për nisjen e këtyre procedimeve. Në raport nuk është qartësuar gjendja e detyrimeve ndërkombëtare lidhur me pikën e shpjegimit apo rekomandimit të BE për Shqipërinë. Në raport nuk ka inforKëto dhe elementë të natyrave të tjera do të jenë elementë të pyetjeve nga kolegët. Unë dokumentin ia kam dorëzuar edhe drejtuesit të SPAK. Sa nga këto hetime janë për korrupsion dhe sa janë për krime të organizuar? Si i vlerësoni kërkesat e partnerëve për të adresuar korrupsionin në nivelet e larta? A i shikoni këto si një thirrje për më shumë veprim nga a e SPAK? Cilat janë masat që keni marrë kur keni pasur rrjedhje të sekretit hetimor apo kur personat nën akuzë janë larguar jashtë vendit? Si i ka çmuar SPAK nga këndvështrimi i kompetencave ligjore vendimin për shpalljen non grata ndaj një zyrtari të lartë. A e vlerësoni këtë si indicie apo shkak për proaktivitet? Me ILDKPI a keni mekanizma për bashkëpunim dhe koordinim? Vlerësoni se keni nevojë për ndryshime të tjera ligjore që të lehtësoni ngarkesën? Besoj se jeni të vetëdijshëm se keni vetëm një kundërshtar dhe ajo nuk është maxhoranca dhe as politika por pritshmëritë e publikut shqiptarmacion të plotë për problematikat për BKH.

Këto dhe elementë të natyrave të tjera do të jenë elementë të pyetjeve nga kolegët. Unë dokumentin ia kam dorëzuar edhe drejtuesit të SPAK. Sa nga këto hetime janë për korrupsion dhe sa janë për krime të organizuar? Si i vlerësoni kërkesat e partnerëve për të adresuar korrupsionin në nivelet e larta? A i shikoni këto si një thirrje për më shumë veprim nga a e SPAK? Cilat janë masat që keni marrë kur keni pasur rrjedhje të sekretit hetimor apo kur personat nën akuzë janë larguar jashtë vendit? Si i ka çmuar SPAK nga këndvështrimi i kompetencave ligjore vendimin për shpalljen non grata ndaj një zyrtari të lartë. A e vlerësoni këtë si indicie apo shkak për proaktivitet? Me ILDKPI a keni mekanizma për bashkëpunim dhe koordinim? Vlerësoni se keni nevojë për ndryshime të tjera ligjore që të lehtësoni ngarkesën? Besoj se jeni të vetëdijshëm se keni vetëm një kundërshtar dhe ajo nuk është maxhoranca dhe as politika por pritshmëritë e publikut shqiptar.

Arben Kraja: Sa janë për korrupsion dhe sa janë për krim të organizuar janë të detajuar te tabela. Është një dispozitë që thotë se nëpunësit publikë janë të detyruar të bëjnë kallëzim kur konstatojnë elementë të veprës penale. Nuk mund t’i kërkohet një strukture të vetme të bëjë gjithçka. Duhet të gjithë bashkë të bëjmë pjesën tonë.

Ne vlerësojmë çdo opinion të partnerëve për të ndërtuar punën tonë në sensin e prioriteteve. Kodi i procedurës penale mbi të cilin ne veprojmë detyron ushtrimin e ndjekjes penale për çdo rast. Nuk i lejon prokurorin të zgjedhë. Për çdo kallëzim që vjen prokurori është i detyruar të vazhdojë ndjekje penale. Nuk mund t’i thuhet një prokurori çfarë duhet të hetojë. Prioritetet janë të lidhur në raport edhe me ngarkesën. Ne kemi çështje që ju e dini shumë mirë me nga 20 apo 30 të arrestuar. Është shumë komplekse. Rrjedhja e sekretit hetimor nuk është në kompetencë të SPAK. Nuk kemi pasur hetim konkret me përjashtim të një rasti për rrjedhje të sekretit hetimor nga strukturat e policisë së shtetit që e kemi hetuar dhe është në gjykim sot.

Për non gratat nuk mund të jap përgjigje sepse me ligj e kemi të ndaluar të japim opinione. Me institucionet e tjera kemi pasur bashkëpunime të mira. Kemi bërë marrëveshje për të pasur pika kontakti për të mos punuar thjeshtë me letra. Na është shtuar puna me ndryshimet ligjore. Na janë shtuar dy vepra penale. Një pjesë e atyre që cilësohej korrupsioni i vogël u hoq dhe në këtë aspekt na u lehtësua puna. Te pjesa e prokurimeve publike ka nevojë për rivlerësim që të ngrihet shuma ku SPAK duhet të futet. Për veprën shkelje e barazisë për pjesëmarrje në tendera. Që ne të fokusohemi te vlerat e mëdha. Në këtë drejtim ka nevojë për ta riparë. Kemi kërkuar disa ndryshime ligjore duke vlerësuar aktivitetin që kemi bërë deri tani. Prokurorët e SPAK duhet ta kenë strukturën e ndihmësve ligjorë.