Me rreth 24.710 njerëz më pak do ta mbylli qarku i Elbasanit 5-vjeçarin e fundit. Referuar statistikave të INSTAT në vitin 2017 qarku i Elbasanit kishte 283.822 banorë ndërsa deri më 1 Janar 2022 kur është edhe publikimi i fundit i INSTAT kanë mbetur vetëm 259.112. Thuajse çdo vit nga ky qark largohen rreth 7.200 banorë duke e bërë një nga qarqet me numrin më të lartë të emigrimit .

Edhe bashkia e Gramshit nuk ka mundur të ndal emigrimin masiv, kryesisht të të rinjëve. Ditët e para të dhjetorit e gjejnë qytetin thuajse të boshatisur.

Ata të rinj që hasim në qytet thonë se edhe pse më arsim të lartë nuk kanë gjetur mundësinë për tu punësuar në qytetin e lindjes ndaj janë larguar.Në Gramsh vijnë vetëm për festat.

Largimi i të rinjëve ka ndikuar edhe në uljen e fuqisë puntore ndaj shumë prej bizneseve janë duke ulur qepenat për shkak se nuk gjejnë puntor, siç tregon i revoltuar ky zotëri.

Si kudo edhe nga Gramshi njerzit po largohen për shkak të mungesës së punësimit dhe kostos së jetesës.

Largimet më të mëdha nga kjo bashkia janë nga fshatrat pasi shumë prej tyre kanë mbetur pa investime ndër dekada duke bërë që banorët të jenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./Egnatia news