Home AKTUALITET Greqia dhuron 20 mijë vaksina anticovid për Shqipërinë

Greqia dhuron 20 mijë vaksina anticovid për Shqipërinë

17

Greqia pritet të ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj koronavirusit.

Mësohet se shteti fqinjë do t’i japë Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit.

Në një komunikim për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke Aristotelis Peloni tha se vendimi u mor pas konsultave me Komisionin Europian.

Krahas Shqipërisë, siç raporton “Kathimerini“, 20 000 vaksina të tjera do t’i jepen edhe Maqedonisë së Veriut sipas zyrtarit grek, i cili nuk specifikoi në fakt se çfarë prodhimi do të jenë ato.