Biografitë për persona të njohur janë shumë të përhapura në Hollywood.

Këto biografi janë tepër të preferura nga audienca, sepse me anë të tyre ata kanë mundësinë njohin më mirë idhujt e tyre dhe vështirësitë që kanë kaluar për të arritur aty ku janë.

Të realizuara në formë dokumentari apo filmash ato janë kthyer në një “trend” për të treguar jetën e personazheve që kanë pasur interes nga publiku.
Një projekt të tillë e ka menduar edhe Noizy.
Reperi ka zbuluar ditën e sotme për herë të parë në emisionin “N’majë t’gjuhës”, nga Xheraldina Vula se dëshiron që të realizojë një dokumentar për jetën e tij.
Ai u shpreh se pjesë e këtij projekti do të ishin edhe 9 shokë të tjerë të tij të grupit OTR.
Miq këta të cilat janë pjesë e jetës së Noziy që prej vitit 1997.
Ky projekt do të fillojë realizimin e tij pas moshës 40 vjeçare të artistit.
Duke ditur jetën komplekse të Noizy jemi të sigurtë që dokumentari do të jetë mjaft interesant dhe ne shpresojmë që të mos mbetet thjesht një dëshirë e reperit.