Dy vrasjet e ndodhura në qytetin e Shkodrës brenda këtij muaji duket se kanë lidhje me njëra tjetrën. Vrasja e Ismet Çekores në 2 shtator, dyshohet të ketë sjellë edhe ekzekutimin e 19 vjeçarit, Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 shtatorit teksa pinte kafe në një lokal.

Mbrëmjen e sotme u konfirmua nga policia se Erjon Xhenje u ekzekutua nga Bajram Çekorja, djali i Ismet Çekores i cili u vra para shtëpisë së tij në 2 shtator. Dyshohet se 24 vjeçari Bajram Çekorja ekzekutoi Erjon Xhenjen pasi ky i fundit i nxorri në pritë të atin në 2 shtator. Ende nuk është konfirmuar por kjo mbetet një ndër pistat e hetimit të policisë.

Ndërkohë, Bajram Çekorja, ka qenë i shpallur në kërkim edhe më parë nga policia pasi dyshohej se kishte organizuar atentatin e dështuar ndaj shtetasit Alban Bruçi.