Sot ne stadiumin e qytetit të Peqinit u hap sipari i Lojërave Olimpike Peqin 2022 me pjesëmarrjen e pesë shkollave të rrethit si gjimnazi “M.K.Ataturku”Pajovë,gjimnazi “Zihni Magani “Peqin,shkollat 9-të vjeçare “Adem Bedalli”,”Demir Godelli” dhe Bishqem ku u përfshinë mbi 200 nxënës.Ky aktivititet u inicua nga mësuese Brikena Kosta në bashkëpunim me mësuesit të edukimit fizik të shkollave pjesmarrëse.Të ftuarit në këtë manifestim sportiv ishin përfaqësuesja e KOKSH zj.Elkelejda Caushi -Drejtoreshë e Akademisë Olimpike,Nënprefektja zj.Majlinda Peza,Kryetari i Bashkisë Peqin z.Lorenc Tosku si dhe sportistë,ishportistë,prindër…
Ndezja e flakës olimpike u realizua nga ishsportisti i skuadrës së “Shkumbinit”z.Shpëtim Kateshi…Lojërat Olimpike Peqin 2022 i deklaroj të hapura Drejtoresha e ZVA Peqin zj.Flutura Nuka e cila në fjalën e saj vuri theksin në rëndësinë që ka sportit tek fëmijët sot.
Motoja e këtyre lojërave ishte:
HIQUNI TELEFONAT FËMIJËVE DHE LËRENI TË LUAJNË