Policia e Shtetit bën me dije se nga dita e djeshme dhe prej disa orësh të martën paradite ka qenë për kontrolle të shtuara në Shkodër me makinën inteligjente dhe me radarë për mjetet që qarkullonin me shpejtësi.

Kontrollet intensive po vijojnë thekson policia, me flotën e pajisjeve të reja dhe me radarët automatikë, në të gjithë vendin.

Makina inteligjente do të zhvendoset në një qark tjetër, gjatë ditës së sotme.

Policia e Shtetit apelon “për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Shkodër

Makina inteligjente dhe radari automatik, prej disa orësh në qarkun Shkodër.
→Të skanuara, nga makina inteligjente, mjete që qarkullonin me shpejtësi:

٠nga 100 km/h deri në 150 km/h, në aksin rrugor Shkodër –Hani i Hotit;

٠nga 80 km/h deri në 116 km/h, në Bushat, Shkodër

→Si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente dhe radarëve automatikë:

٠janë pezulluar 63 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 8 muaj, shoqëruar me masa administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj dhe heqje nga 8 deri në 13 pikë, nga leja e drejtimit.

٠janë vendosur 112 masa administrative, nga 4000 deri në 6000 lekë të rinj, për shpejtësi mbi 20 km/h, mbi limitin e lejuar.

Në vijim të kontrolleve intensive qe Policia Rrugore ka nisur në të gjithë vendin, falë mjeteve logjistike bashkëkohore që tashmë ajo ka në përdorim, gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Shkodër, ka ushtruar kontrolle në qarkun Shkodër.

→Makina inteligjente ka skanuar mjete që lëviznin me shpejtësi që arrinte deri në 150 km/h, në një aks rrugor që lejon qarkullimin me shpejtësi maksimale 80 km/h. Ky aks rrugor është cilësuar “Njollë e zezë”, si pasojë e aksidenteve të ndodhura më parë, aty.

→Radari automatik, i vendosur në Bushat, Shkodër, në një tjetër aks rrugor të cilësuar “Njollë e zezë”, ka skanuar mjete që lëviznin me shpejtësi deri në 116 km/h, ku tabela lejon qarkullimin me shpejtësi maksimale 60 km/h.

Kontrollet intensive po vijojnë, me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore dhe me radarët automatikë, në të gjithë vendin.

Makina inteligjente do të zhvendoset në një qark tjetër, gjatë ditës së sotme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.