Princi Harry dhe Meghan Markle janë parë për herë të parë që nga udhëtimi i tij në Londër për kurorëzimin e mbretit Charles III.

Në fotot e publikuara për herë të parë nga TMZ, çifti shihet teksa dalin në një takim sushi, më pak se një javë pasi Charles u kurorëzua zyrtarisht.

41-vjeçarja mahniti me një fustan mini saten Heidi Merrick, i cili kishte mëngë të gjata dhe të qepura me detaje. Ajo e kombinoi me një çantë të bardhë nga Cesta Collective dhe një palë këpucë lëkure ngjyrë kafe Hermes.

Markle e kompletoi pamjen duke i lidhur flokët e saj në një bisht dhe duke shtuar një palë vathë floriri.

Shikimi mes tyre duket shumë i ëmbël, duke treguar se mes tyre nuk ka asnjë krizë.

Në fakt, shfaqja e Harry në ngjarjen historike të shtunën e kaluar i la shumë anëtarë të familjes mbretërore të pyesin veten se përse ai zgjodhi të shkonte.