Nga Erion Murataj
Nuk ka dyshim dhe SHBA pati një rol përcaktues në fatin e luftës së Kosovës.
Aq sa është e vërtetë se në Kosovë u derdh gjak shqiptari me tonelata dhe sot ATA që i vunë gjoksin luftës janë ose preh e harresës ose burgjeve të gjykatave speciale që SHBA-të kërkuan si haraç për ti bërë qokën pas bomardimit Serbisë.
Nuk ka dyshim se mirënjohja e kombit shqiptar ndaj SHBA-ve tashmë është e skalitur gjer në pranimin e gjithçkaje që ata kërkojnë.
Ndoshta na ka ngelur të bëjmë rolin e Almës së Safetit dhe s’ka dyshim që ndonjë nga të paburrat e politikës 32-vjeçare do ishte i gatshëm ta bënte nëse do i kërkohej .
Në çdo rast unë e pranoj se i jemi borxhli SHBA-ve për ndërhyrjen e herëpashershme në fatet e shqiptarëve ashtu siç njoh më shumë akoma sakrificën e një kombi që kurrë s’ka kërkuar diçka veçse çfarë i takon.
Në këtë kontekst vizita e Klintonit ka padyshim një vlerë emocionale për vendimin që si i pari i SHBA-ve ai mori në vitin 1999.
Por!
Më ndjeni nuk kuptoj fare orgazmën kolektive të analistëve apo disa të panderëve të politikës që kanë dy ditë që nuk rreshtin së bëri Almën për Billin i cili perveç ngjashmerisë së një situate dobësie si Safeti nuk ka asnjë lidhje me të panderët politik shqiptar .
E më e rënda është se ne kurrë nuk hoqëm dorë së bëri Almën vetëm për një buzëqeshje nga ish apo liderat aktual të perëndimit apo lindjes.
Të jesh mirënjohës s’do të thotë të bësh Almën e Safetit .
Në çdo rast shqiptarët kanë derdhur gjak dhe çdo të drejtë të fituar me apo pa ndihmën e miqëve perëndimor e kanë paguar paradhenie me gjak .
Mendoj se ndaj ish presidentit Klinton do ishte më e hijshme dhe do mjaftonte respekti i nje pritje siç ai e meriton. Kjo tendenca kush e kush më shumë të bëhet Alma me shkrime e analiza apo dhe qëndrime politike sikur i kanë mbajtur peshqirin në momentin e dobësisë që Klintoni pati si Safeti nuk na bën as nder e as tregon respekt ndaj mikut .
Ah jo se Klintoni i lexon apo kupton qëndrimer e Alma-ve politiko-mediatike por ATA që mbase i raportojnë ndonjë gjë tallin atë që s’thuhet me ne si komb.