Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vasiu më 16 nëntor të vitit 2021 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Fierit.

Në përfundim të hetimeve, është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta, kazmë e lopata.

Çalamani e groposi në oborrin e shtëpisë së tij, në tentativë për të fshehur çdo gjurmë. Viktima u gjet e groposur në oborrin e shtëpisë së çalamanit, fqinj me familjen e të miturit.

Ka qenë një kamera sigurie, ajo që filmoi momentet kur 38-vjeçari mori djalin e vogël dhe e futi në banesën e tij. Ndërkohë familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në polici.

Aurori njihet si person problematik, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike.

Top Channel