Şahin Akdemir, 25 vjeçari nga Marmaris është njëri nga viktimat që humbi jetën nga flakët.

Ai kishte ndihmuar vullnetarisht ekipet e zjarrfikësve për të shuar zjarret, mirëpo s’ia doli të jetonte dot.

Dy ditët e fundit ai u kishte dërguar ujë zjarrfikësve me motorin e tij dhe në postimin e fundit para së të humbiste jetën, ai kishte bërë thirrje të gjithëve që ata të ndihmoheshin.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale mund të dëgjohen lutjet e një fermeri për të shpëtuar bagëtitë e tij nga djegia. Në zërin përgjërues të fermerit dëgjoheshin lutjet e tij për kafshët.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe dy persona, Osman dhe Şehri Kardaş, të cilët u gjetën të shkrumbuar në kuzhinë dhe tualet dhe dyert ishin të kyçura në momentin e zjarrit.

Në një rrëfim për CNN Turk i biri rrëfen mes lotëve se i ati e kishte marrë në telefon për t’i thënë se shtëpia ishte rrethuar nga flakët dhe kishte nevojë për ndihmë.

“Biri im nxito”, ishin fjalët e fundit që dëgjoi ai nga babai i tij.

icon style