Në orën 18:00 ka nisur zyrtarisht hyrja e tifozëve në stadiumin “Arena Kombëtare” ku mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Tifozët e dy skuadrave kanë zonat e tyre respektive për të hyrë në stadium, masë e marrë kjo për të mos lejuar përplasje mes tyre.

Siç shihet nga kjo video, tifozët i nënshtrohen një kontrolli të policisë. Atyre nuk u janë lejuar kanaçet. Deri në këto momente ky është kontrolli i detajuar që po bën policia. Për tifozët që janë të dyshuar për trazira kontrollet janë më të rrepta.

Këta janë tifozët fatlumë që kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen. Ndërsa të tjerët që nuk mund të hyjnë në stadium, do ta ndjekin ndeshjen në disa fan zone në Tiranë. Tifozët e Romës do të mblidhen në amfiteatrin e liqenit, ndërsa ata të Feyenoord-it do ta shohin ndeshjen nga Pedonalja.