Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e Conference League dhe situata mes grupeve të tifozëve është tepër e zjarrtë. Holandezët edhe ditën e djeshme e kanë treguar disa herë që dinë të provokojnë mirë ndaj tifozëve të Romës dhe këtë po e tregojnë edhe sërish. Ditën e sotme ata janë parë duke ecur rrugëve të Tiranës me bluza me shkrimin “Kiss my Ass Roma” “më puth prapanicën Roma”.

Ky është provokimi i dytë publik i tifozëve të Feyenoordit pasi ditën e djeshme u panë duke urinuar te autobusët e Romës.