Hollywood ka çuditur kësaj here audiencat në gjithë botën, pasi personazhi kryesor i filmit” No Time To Die”, i 25-të i agjentit të famshëm 007, i frymëzuar nga romanet e shkrimtarit Ian Fleming, këtë herë do të interpretohet nga një grua.

Lashana Lynch do të jetë personazhi kryesor, e cila do të trashëgojë titullin e Agjentit 007, pasi tërheqjes së James Bond-it i interpretuar nga Daniel Craig.

Aktorja 32-vjeçare me ngjyrë, e lindur në Londër, e konfirmoi këtë në “Harper’s Bazaar” gjatë një intervistë.

Lynch në “No Time to Die” është Nomi, saktësisht agjentja e re 007 me licencën për të vrarë.