E ftuar tek “Rudina”, astrologia Meri Shehu ka treguar se ky muaj do ketë vrull, përballje, nervozizëm, por edhe stabilitet ekonomik. Meri si çdo fillim muaji bëri edhe me renditjen e shenjave për këtë muaj, nga i cili na këshillon të tregojmë kujdes për shkak të ndikimit të planetëve.

Demi – Do të mbajë gjithë energjinë e ndryshimeve të mëdha. Marsi përballë shenjës së Demit sjell antagonizëm në marrëdhënie, në bashkëpunime, në çift. Hëna e plotë në datën 19 ndikohet nga Urani, është shpërthyese, kërkon të rigjenerojë, të gjejë veten pas shumë bllokimesh por situatat janë më të forta nga sa mund të pranojë dhe mbajë një Dem. Mund të nervozohen, të bëhen të papërmbajtshëm, të flasin më egër apo të sillen më të revoltuar. Jeta e tyre do të ketë një ndryshim të madh dhe duhet ta marrin me qetësi.

Luani – Probleme të mëdha familjare, debate, sqarime të çuditshme dhe shumë ndryshime familjare. Një biznes familjar, një shtëpi e re, një vend i ri, por që do të vijë si pasojë e një detyrimi apo shtyrjeje që do të bëhet pak më me dhunë se sa normalja. Rreth datës 19 kanë një perspektivë të mirë në karrierë. Do të shohin se çfarë do të plotësojnë dhe do të jetë një periudhë e mirë. Fundi i Nëntorit do të jetë më i qetë pasi planetët do ta zbusin disi këtë përballje të madhe të ndikimit që ka.

Shigjetari – Lufta e brendshme dhe e jashtme i vendos në një pozicion disi vetëmbrojtës dhe jo të fuqishëm. Mund ta ndiejë veten të sulmuar, të sforcuar, por edhe jo fort të fuqishëm nga ana fizike. Mund të kenë një lajm të mirë në anën ekonomike. Pas datës 5 Afërdita iu jep një lloj stabiliteti ekonomik. Kujdes në punë dhe në shëndet.

Dashi – Duan ta vendosin të drejtën në raport në marrëdhënie me të tjerët, por kjo nuk vjen me ekuilibër, por me dominancë, luftë e përballje. Nuk e kërkojnë me qetësi dhe mirëkuptim, por me revansh. Do të kërkojnë të fitojnë kohën e humbur që kanë pasur probleme në të kaluarën ose mungesa ekonomike, shpirtërore, emocionale dhe nxitimi do t’i fusë në një trajektore të vështirë marrëdhëniesh. Në lidhje me karrierën, do të arrijnë deri diku të publikohen mirë dhe mund të ketë fejesa e martesa.

Binjakët – Do të merren intensivisht me punën, do të kenë lëvizje e kontakte, por do të jenë edhe pak nervozë. Do të jenë luftarakë, të shpejtë, në vrull, në dominancë, aventurierë. Në jetën personale dhe ekonomi do të shkojnë mirë, si edhe në veprimtari apo punë të fshehta nga syri i të tjerëve, mund të kenë përfitime të konsiderueshme.

Peshorja – Do të kryejnë shumë shpenzime dhe tendenca investimesh të shpejta, në inat e sipër që duan të kapin ritmin e kohës. Rreth datës 5 ka një Hënë të re që i ndryshon fushëpamjen në aspektin ekonomik dhe do t’i bëjë dominonte këtë muaj, por do të kenë shumë përballje me shoqërinë, shpenzimet, detyrimet. Muaji Nëntor do të jetë shpërthyes, por edhe akumulues për Peshoret.

Bricjapi – Në datën 5 futet planeti i dashurisë dhe ekonomisë në shenjën e tyre. Do të kenë njohje të reja, qetësi, do ta kontrollojnë më mirë anën ekonomike, do ta shpenzojnë siç duan ndjenjën dhe maturinë e tyre me kontakte. Me miqësitë dhe shoqëritë do të shkojnë deri diku mirë. Nuk përjashtohen debatet në rrafshin ligjor, prapaskenat nuk përjashtohen në lidhje me punën. Edhe në lidhje me dashurinë mund të ketë një shpërthim të papritur ose paqartësi apo surprizë jo shumë të këndshme.

Peshqit – Do ta marrin energjinë pozitive për t’u bërë pak më trima, më të fortë, më dominantë dhe më kërkues. Nga Afërdita vjen një mbrojtje për ta ndaj do të gjejnë një kasolle në mes të furtunës dhe të shpëtojnë, të mbijetojnë gjatë situatave të vështirë. Është një moment mbijetese i mirë gjatë Nëntorit.

Gaforrja – Hëna e re në datën 5 është pozitive dhe iu jep një shikueshmëri të mirë të ndjenjave. Do të favorizohen shumë në kontaktet, udhëtimet dhe marrëdhëniet me jashtë, mund të marrin avantazh të mirë e pozitiv. Kujdes në çështjet ligjore apo udhëtim të papritur që nuk e menaxhojnë apo sqarojnë siç duhet me njerëzit që do të bashkëpunojnë, ndaj duhet të jenë të përgatitur dhe vigjilentë.

Virgjëresha – Do të kenë fuqi, mbështetje, përkrahje, do t’jua dëgjojnë mendimin, do të jeni intensivë në komunikim dhe atë që do të thoni do ta bëni. Do të keni një synim për gjërat që doni dhe do ta arrini dhe më shumë se Marsi në këtë periudhë nuk i ndihmon dot askush. Në datën 5 fillon një periudhë e re hapjeje, mundësish për të arritur planet. Përballjet e tjera ekzistojnë, me Dem, Ujor, që kanë të bëjnë me punën e ligjin.

Ujori – Hëna e plotë në Dem në datën 19 i jep një madhështi në lidhje me karrierën, famën dhe evidentimin e mundësive të tyre. Deri në atë datë, do të kenë shumë përballje nga Akrepi në mundësitë sociale, ekonomike, familjare, ndryshime të mëdha por e rëndsishmja është që do të marrin një fuqizim në lidhje me karrierën. Diagonalja Dem-Akrep kap familje-karrierë, por kjo e fundit fuqizohet shumë, bëhen strategë në punën e tyre ose adoptojnë strategji që do të jetë e fuqishme, e pamposhtur dhe do të arrijnë të drejtojnë mirë situatën.

Akrepi – Dielli e Marsi janë në shenjën e tyre. Potencë, mundësi, luftarakë, mbijetesë e fuqishme. Hëna e re do t’u japë mundësi të mëdha në datën 5 për një ndryshim të madh që do të bëhet sepse duhet, ndaj kjo është një përgjegjësi e tyre. Hëna e re dhe Marsi do të fillojnë të bëjnë një ndryshim në jetën e tyre se si i duan gjërat.