Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim. Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim K. N., 38 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas, më datë 10.07.2021, dyshohet se ka hedhur dy qese me 17 kg e 440 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, në vendin e quajtur “Përroi i Kusarëve”, në Qafë Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, dhe më pas është larguar në drejtim të Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.