Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë pa afat për Edmond Përdodën, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Lezhë.

Përdoda që ra në prangat e policisë të premten e kaluar akuzohet për vrasjen Preng Simonit dhe Kol Murranit në Lalm të Lezhës.

Më herët në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar edhe vëllain e tij Aleksander Përdoda.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, ku mbetën të vrarë shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni ndërsa autorë janë pikërisht vëllezërit Përdoda.

Murrani dhe Simoni u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa ishin kthyer në vendilindjen e tyre. Trupat u gjetën të pajetë nga djali i njërit prej viktimave.

Vrasja e dyfishtë dyshohet se është kryer për motive pronësie, dhe tashmë dy vëllezërit do të përballen me akuzat.