Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj zv presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, dhe të pandehurve të tjerë, të arrestuar për inceneratorin e Fierit.

Në këtë mënyrë krahas, procedimit penal në SPAK, ndaj Dervishajt, po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij. Sipas informacioneve, në lupën e SPAK, janë vendosour edhe llogaritë bankare të tij dhe të pandehurve të tjerë, me qëllim verifikimin e pasurive që këta persona mund të kenë vënë në kundërshtim me ligjin.

Burime bëjne me dije se prokurorët e strukturës antikorrupsion kanë kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare të gjithë personave të vënë nën akuzë për inceneratorin e Fierit.

Gjithashtu sipas burimeve pranë SPAK mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Dervishajt, janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri të pajustifikushme në emër të tij dhe familjarëve të tij.

Hetim pasuror nga ana e SPAK, është duke u kryer edhe për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe ish deputetin Alqi Bllako të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit. Referuar dosjes hetimore që Fax news disponon, ku me urdhër te SPAK u lëshuan 11 urdhër arreste nga të cilat 5 u ekzekutuan, ndërsa 6 persona të tjerë janë në kërkim, krahas rryshfetit, dalin në pah dhe shpenzime që biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri i paguanin të akuzuarve. Sipas SPAK, Bllako e Dervishaj, me shpenzimet e Klodiam Zotos, që shkonin deri në 5500 euro shijonin ndeshjet e Chempions League.