Një 42 vjeçar polak është arrestuar në Qerret pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. 42 vjeçari Sebastian Bijak rezulton i dënuar me 13 vite burg në Poloni për kryerjen e tre veprave penale. Policia thotë se po punohet për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
Siç bën të ditur policia, gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë./abcnews.al
