Një i moshuar ka shpëtuar fatmirësisht pak momente më parë në zonën e Lungomares. 75-vjeçari sapo është futur në det ka ndier dhimbje në zemër i ka kërkuar ndihmë personave aty pranë.

Janë futur tre persona për ta shpëtuar të cilët ia kanë dalë t’i japin ndihmën e parë.

I moshuari është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.