Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf dhe ajo franceze Elisabeth Barsacq, në vendin tonë kanë reaguar, në lidhje me bojkotin e fjalës së kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të sotëm për aministinë fiskale.

Ata kanë sqaruar se u larguan nga mbledhja, pasi kishin disa takime të rëndësishme pune.

“Ne e lamë sot në mëngjes mbledhjen për amnisti fiskale sepse të dy kishim takime. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së” thuhet në reagimin e Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.

Ambasdorët kanë braktisur sallën sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë një dëgjese për ligjin e amnistisë fiskale.

Diplomati gjerman Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Rama.