Home SPORT I tregoi se ku do të gjuante Benzema, portieri veproi ndryshe, Pepe...

I tregoi se ku do të gjuante Benzema, portieri veproi ndryshe, Pepe acarohet keq me Patricion

19

Një video komike tregon sesi mbrojtësi Pepe përpiqet të ndihmojë portierin Rui Patricio kur ai u përball me sulmuesin Karim Benzema gjatë një penalltie gjatë përplasjes së Euro 2020 midis Portugalisë dhe Francës.

Portugalia dhe Franca luajtën një triler me katër gola, duke barazuar 2-2 në Budapest ndërsa të dy ekipet kaluan në raundin e 1/8-tës në Euro 2020.

Cristiano Ronaldo shndërroi në gola dy penallti për skuadrën e tij ndërsa Karim Benzema gjithashtu shënoi dy gola, ku njëri erdhi nga pika e bardhë.

Ylli francez goditi me sukses dhe çoi topin në rrjetë pavarësisht se ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridit, Pepe, i tregoi portierit Patricios se nga cila anë të gjuhej.

Pak çaste para se Benzema të shutonte, Pepe i tha Patricio të gjuhej në anën e majtë të fushës apo nga ana e djathtë e portierit – duke tundur dorën me tërbim.

Sidoqoftë, portieri i Wolvehamptonit injoroi udhëzimet e mbrojtësit veteran dhe u gjuajt në anën tjetër, duke huq totalisht goditjen e Benzemas.

Natyrisht, 38-vjeçari u ndje i mashtruar nga Patricio dhe reagoi me irritim dhe zemërim drejt tij, ndërsa Benzema po rrotullohej për të festuar me shokët e ekipit.