Është identifikuar viktima e atentatit të sotëm në rrugën Tiranë-Durrës. Sikurse bëhet me dije nga abc news, ai është Jurgen Çali.

Çali u qëllua për vdekje ndërsa udhëtonte me një makinë të marr me qera, Fillimisht u besua se mjeti ishte aksidentuar, pasi trupi i pajetë është gjetur në rrugë, por më pas gëzhojat e armës lanë të kuptohej që bëhej fjalë për një vrasje. Ndërkohë ka dyshime, se në makinë mund të ketë qenë edhe një person tjetër, pasi dera e pasagjerit është gjetur e hapur./Opinion.al