Kryetari i Partisë Ilir Meta njoftoi sot se ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, do të emërohet koordinatore për luftën kundër korrupsionit në të gjithë vendin.

Sipas ish-Presidentit Meta, referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit që sipas tij do të jetë mbi çdo klasë politike.

“Partia e Lirisë jam i sigurt që do votojë çdo nismë që synon transparencë, për çështjet e sigurimit dhe çdo çështje tjetër.

Partia e Lirisë është e qartë se problemi numër një është dekorruptimi. Në radhë të parë dekorruptimi i opozitës e cila përdoret nga mazhoranca për shashka për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni galopont.

Kështu që PL çdo ditë dhe çdo sekondë do ti shërbeje dekorruptimit të opozitës, sepse kishim një lider opozitë të korruptuar dhe së dyti të dekorruptimit të shtetit.

Aksioni ynë është revolucioni antikorrupsioni dhe dekorruptimi. Kjo është një shpresë për një qeverisje me integritet në të ardhmen.

Korrupsioni ka instaluar frikën, varfërinë, korrupsioni ka cënuar rëndë dinjitetin e shumë familjeve shqiptarë dhe padyshim sa më të varfër të jenë shqiptarët dhe sa më të korruptuar të jetë banda në pushtet, më kollaj e ka të verë dorë tek zgjedhjet.

Referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit, duke vendosur kontrollin mbi këtë klasë politike. Sepse kjo klasë aktuale politike shumë shpejt do të marrë përgjigjen e mëritur”, tha Meta.