Debati Tabaku – Veliaj në Komisionin Hetimor për inceneratorët:

Tabaku: Jeni shprehur pro për autorizimin si kryetar i bashkisë së Tiranës, në cilën pikë jeni autorizuar për mbetjet?

Veliaj: Më autorizon ligji që ishte bërë nga qeveria Berisha , kryetarët e njësive të qeverisjeve vendore janë përgjegjës për mbetjet që bëhen. Kam zbatuar ligjin që mazhoranca juaj ka miratuar dhe në zbatim të ligjit kemi bërë punën për të pasur një Tiranë të pastër.

Tabaku: Cila pikë në cilin nen ju ka autorizuar ju

Veliaj: Më ka autorizuar pika 1 i nenit 5 për vetqeveirsjen vendore, kryetari i bashkisë ka detyra të mbajë pastër qytetin dhe jemi përfaqësues i saj për marrëdhëniet me të tretë për të kthyer përgjigje në emër të bashkisë së Tiranës. Keni spekuluar, po ju betoheni që nuk do gënjeni sepse ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike. Ju mos më ndërpret

Tabaku: Dëshmitar fokusohu ke pyetjet e mia

Veliaj: Unë ju respektova, nuk mund të bëni gjyqtaren , kjo që po thoni është e pandershme

Tabaku: Nuk më bën dot pyetje mua, mos prishni mbledhjen. Veliaj më lër të vazhdoj pyetjet sepse unë jam betuar në Kuvendin . Pyetjet i bëj unë smund të flasësh cfarë të duash, është e pandershme të visj këtu të bësh propagandë. Duhet ti përgjigjesh, është e pandershme të vish të marrësh peng .

Veliaj: Mos bëni zhurmuesin, qetësohu dhe më ler të flas…