Një grua indiane fitoi në fillim të muajit zgjedhjet lokale, komunale në shtetin më të populluar të Indisë , Uttar Pradesh, edhe pse… e vdekur!

Asia Bee u shpall fituese pas vdekjes pasi, dy javë pas vdekjes së saj, ajo u zgjodh nga mbështetësit që ishin të gatshëm të përmbushnin zotimin e tyre dhe ta mbështesnin atë në shenjë respekti.

Në fakt, kandidati i vdekur fitoi pothuajse 44% të votave. Ashiya Bi, 30 vjeç, e cila ishte kandidate për herë të parë, vdiq nga një sëmundje vetëm 12 ditë para zgjedhjeve.