Instagram Stories do të pajisen me likes, pra ju do të jeni në gjendje të pëlqeni një story pa dërguar një mesazh në DM

Instagram do të prezantojë një shërbim të ri të quajtur Private Story Likes, një shërbim i cili do t’ju lejojë të pëlqeni story-n e dikujt pa dërguar një mesazh në DM. Më parë, sa herë që ju bënit reply në një story, qoftë dhe me një emoji, kjo përgjigje do të shkonte në mikun tuaj si një mesazh në DM.

Pra tani, ndërkohë që ju ndiqni stories nga miqtë tuaj, ndërmjet hapësirës së send message dhe aeroplanit prej letre të vogël do të gjendet një ikonë zemre.” tha drejtuesi i Instagram Adam Mosseri në një video. “Nëse ju klikoni në këtë ikonë, ju do t’i dërgoni një like krijuesit të asaj story, dhe pëlqimi do të shfaqet në listën e personave që kanë shikuar storyn dhe jo në një DM të veçantë.

Megjithatë, Stories nuk do të shfaqin numrin e pëlqimeve të marra në to, pra është ndryshe nga postimet që ju bëni në feed. Instagram shpenzoi 2 vite në testimin e fshehjes së numrit të pëlqimeve në feed, dhe tashmë kjo gjë ekziston si mundësi në settings të çdo adrese në këtë platformë.

Pra, nëse dikush pëlqen story-n tuaj, ju do të mund ta shihni atë në listën e personave që kanë parë story-n. ”Ideja e krijimit të këtij shërbimi është ofrimi i mundësisë për përdoruesit që të shprehin mbështetjen e tyre ndaj miqve në platformë, ndërkohë që DM juaj përfiton nga ky shërbim.” tha Mosseri