Ministri i Jashtëm i Rumanisë Bogdan Aurescu në një takim me ministrin Bujar Osmani nga Shkupi tha se vendi i tij nuk do të pranojë ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën e tyre drejt BE-së.

Rumania është mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Lufta në Ukrainë tregon se sa e rëndësishme është integrimi evropian si garantues i fuqishëm për të gjithë kontinentin.

“Nuk ka bisedime për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Ne nuk e mbështesim këtë ndarje. Është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur për fillimin e negociatave me dy vendet së bashku”.

Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo vetëm që është i drejtë, i merrituar, por për momentin paraqet edhe nevojën në drejtimin e forcimit të rolit të rajonit në sigurinë e arkitekturës së kontinentit, thanë mes tjerash bashkëbiseduesit.

“Me Maqedoninë e Veriut kemi marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe jemi partnerë të shkëlqyer në NATO. Rumani është mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, shtoi Aurescu.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë vizitës së tij në Gjermani se nëse nuk marrin edhe këtë qershor dritë jeshile për çeljen e negociatave do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në këtë proces.